Pranon’ bisedimet për veriun
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se bisedimet për veriun duhet të mbështeten në një konsensus politik dhe të sigurohet se nuk do të preket sovraniteti dhe rregullimi i brendshëm i vendit. Ai më herët asnjëherë nuk kishte pranuar të ketë bisedime për veriun, duke thënë se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e tyre.
Mustafa po ashtu ka theksuar nevojën që në Kosovë të ketë pushtete të ndara, që qeveria aktuale të mos ndërhyjë në punën e Kuvendit dhe të institucioneve të drejtësisë, si kusht themelor për tu integruar në strukturat euroatlantike.
Siç raporton KTV, kreu i LDK-së i ka bërë këto komente në Londër, pas një takimi që ka pasur me drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Mbretërisë së Bashkuar, Owen Jenkins, si dhe me David Lider, udhëheqës për Kosovën, njofton zyra e informacionit e LDK-së./Indeksonline/