Kalo te lënda

Në PDK nuk do të futen ‘jaranat’

Një ditë pasi është mbajtur mbledhja e Kryesisë se PDK-së, zyrtarë të kësaj partie kanë filluar misionin për përgatitjen e dokumentacionit për zgjedhje si dhe profilizimin e kësaj partie. PDK synon që brenda tre muajve ta organizojë kongresin e partisë, ku pritet të zgjidhet edhe kryetari i ri i saj për një mandat 4-vjeçar.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se nëpërmjet reformave, PDK synon inkuadrimin e kuadrove të reja si dhe fuqizimin dhe forcimin e saj. Megjithatë, Grabovci mohon se gjatë këtyre reformave do të bëhen favorizime për shkak të jaranisë.

“Nuk kemi këtu të bëjmë me jarana, por kemi të bëjmë me kuadro të cilët janë të nevojshme për partinë dhe vlerësojmë se vet procesi ka nevojë për ata, andaj të gjitha ata që kanë dëshirën dhe gatishmërinë, por edhe përgatitjen për ta ndihmuar PDK-në për të ecur përpara, janë të mirëseardhur”, ka thënë Grabovci.

Lini një koment