Kalo te lënda

FMN-BB nisin vlerësimin e sektorit financiar të Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, me bashkëpunëtorët ka pritur sot zonjën Liliana Schumacher (Fondi Monetar Ndërkombëtar)  dhe zonjën Aurora Ferrari (Banka Botërore), që të dyja udhëheqëse të misionit për Programin e vlerësimit të sektorit financiar të Kosovës.

Ky mision do të qëndrojë në vendin tonë deri më 2 tetor 2012, njofton BQK përmes një komunikate.

 

Pas njoftimit të misionit me objektivat dhe përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, me fokus të veçantë në funksionin e mbikëqyrjes së sektorit financiar dhe kornizën ligjore të këtij sektori, guvernatori Gërguri ka falënderuar Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore që i ka dhënë përparësi Kosovës duke e futur në mesin e 18 vendeve të botës, ku po realizojnë një program të tillë gjatë vitit 2012.

 

I lancuar për herë të parë në vitin 1999, Programi i vlerësimit të sektorit financiar është përgjegjësi e përbashkët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore dhe paraqet një analizë të thellë dhe gjithëpërfshirëse të sektorit financiar të një vendi. Krahas ekzaminimit të stabilitetit të sektorit financiar, ky vlerësim fokusohet edhe në aspektet zhvillimore të këtij sektori, duke marrë parasysh gjithmonë specifikat individuale të secilit vend.

 

Në rastin e Kosovës, fokusi , midis tjerash, do të jetë në fushën e stres testit dhe kornizës makrporudenciale për sistemin bankar, parandalimin e jostabilitetit financiar, sigurimin e depozitave, qasjen në financim dhe një vlerësim teknik mbi sistemin e sigurimeve në vend, thuhet në komunikatë.

Lini një koment