Filmi ku Rita Ora aktronte në shqip 8 vite më parë (VIDEO)
Jo shumë njerëz e dinë se këngëtarja kosovare më famë botërore Rita Ora e ka nisur karrierën e saj si aktore para se të bëhej këngëtare.
Në vitin 2004, ajo ka marrë pjesë si një prej aktoreve kryesore në filmin krim/komedi të titulluar “Spivs( një zhargon britanik për tregun e zi)”.
Rita Ora shfaqet në film në moshë të vogël, me flokë të zeza dhe me një rol që të impresionon jo vetëm për aftësinë e aktrimit të saj por edhe për faktin se gjatë gjithë kohës ajo flet në gjuhën shqipe, me dialektin e vendlindjes së saj.
Kjo video e publikuar rreth një vit më parë, përmbledh të gjithë batutat e Ritës në filmin e njohur në Britani.
Ju ftojmë të shihni filmi, ku Rita Ora gjatë gjithë kohës flet shqip me dialekt kosovar./KosovAlb.Com/
