Kalo te lënda

Cmimet MTV EMA, Rihanna kryeson me 6 nominime, ja sa ka Rita Ora…

Ylli shqiptar i muzikes shpreson te dale me mire se ne AMA.

Rihanna dhe Taylor Swift kane numrin me te madh te nominimeve per MTV Europe Music Awards. Dy kengetaret kane marre nga gjashte nominime. Justin Bieber dhe Katy Perry, renditen ne vendin e dyte me nga kater nominime, ne nje kohe qe Lady Gaga dhe Nicki Minaj ne vend te trete me nga tre. Ceremonia e MTV EMA do te zhvillohet me 11 nentor ne Frankfurt. Rihanna eshte e nominuar edhe per çmimin e fansave, kengen dhe videon me te mire per hitin e saj “We Found Love”. Ylli i muzikes shpreson te dale me mire se ne AMA, ku fitoi vetem 1 çmim. Kengetarja nga Kosova, Rita Ora eshte e nominuar ne kategorine “Best New Act” dhe “Best UK & Ireland Act”. Publiku do te kete mundesine te votoje nga 17 shtatori deri ne 9 nentor. Vitin e shkuar, ceremonia e cila u zhvillua ne Belfast shenoi nje rekord shikueshmerie, plot 39 milione shikues.

Lini një koment