Busek: Njohja e Kosovës është kusht për BE
Është e pamundur të thuhet se kur Serbia do të jetë anëtare e BE-së, por sigurisht do të duhet, para hyrjes në BE, ta pranojë shtetin e Kosovës, ka thënë Erhard Busek.
“Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duhet sa më pare të ngritët në nivelin më të lartë politik, kurse në fund të këtij procesit duhet të gjendet zgjidhja përfundimtare për të dalë nga qorrsokaku i Kosovës. Sipas meje, kjo do të mund të ishte ndarja e Kosovës. Beogradi dhe Prishtina në përgjithësitë janë për atë, por duhet të bindet Brukseli që edhe një herë të ndryshohen kufijtë në Ballkan”, ka thënë për “Novosti”, Erhard Busek, ish koordinator i Paktit për Stabilitet i Evropës Juglindore.
Sipas tij, të gjitha detajet e daljes nga pat-pozicioni kosovar, mund të sqarohen në një lloj të “Dejtonit për Kosovë”, ku bashkësia ndërkombëtare, para se gjithash BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia, do të ishin garantues të marrëveshjes.