Kalo te lënda

Vonë je Haxhi

Shoqëria civile vlerëson se BSPK është vonuar shumë për të kundërshtuar mënyrën e privatizimit të ndërmarrjeve në Kosovë. Madje i bëjnë përgjegjës krerët e sindikalistëve për çdo dëm që u është shkaktuar punëtorëve deri më tani nga procesi i privatizimit. Edhe nisma e fundit e peticionit kundër shitjes së PTK-së e KEK-ut, thonë se ka ngjyrë politike pasi më shumë është parë si aktivitet i Vetëvendosjes se i sindikatave.

Ra Vetëvendosja e u zgjua BSPK-ja. Kështu po komentohet nisma e fundit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për të kundërshtuar mënyrën se si po privatizohen ndërmarrjet publike.

Kjo e fundit, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile që i monitorojnë aktivitetet e këtyre dy institucioneve, është vonuar shumë në këtë aspekt. Madje i bëjnë përgjegjës krerët e sindikalistëve për çdo dëm që u është shkaktuar punëtorëve deri më tani nga procesi i privatizimit, shkruan Express.

Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, STRAS, Ibrahim Rexhepi pohon se Haxhi Arifi është vonuar, sepse për privatizim është dashur të protestojë qysh kur ka pranuar të bëhet pjesë e ish AKM-së në kohën e UNMIK-ut. “Nëse flitet për shkatërrim, atëherë edhe BSPK-ja është pjesë e këtyre shkatërrimeve, pasi ajo ka qenë pjesë e vendimeve, pavarësisht nëse ka qenë pro apo kundër tyre”, thekson Rexhepi. /Telegrafi/

Lini një koment