Kalo te lënda

Schockenhoff: Së pari marrëveshje për fqinjësi të mirë, pastaj njohja e Serbisë Kosovën

Berlin, 18 shtator – Politikani konservativ gjerman Andreas Schockenfoff ka deklaruar për agjentë serbe Beta se partia e tij nuk pret që Serbia të njohë Kosovën para përfundimit të negociatave për anëtarësim në BE-në, por që me Kosovën të arrijë marrëveshje me të cilën do të rregulloheshin marrëdhëniet  e tyre fqinjësore..

Në këtë bisedë ai ka rrëfyer se bashkëbiseduesve në Beograd “nuk u ka thënë asgjë që ata nuk e kanë ditur “.

“Po këtë mesazh ia kemi transmetuar edhe qeverisë së shkuar si dhe parlamentit të atëhershëm. Kryesorja dhe ajo që duhet të jetë e qartë është se vendimin për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE e bën Këshilli Evropian dhe ai merret njëzëri, e Gjermania është e lidhur me vendimin e Bundestagut. Për këtë arsye nuk është e rëndësishme çfarë propozon BE por që edhe Bundestagu të japë pëlqimin e vet”, ka thënë Schockenhoff i cili është kryetar i grupit parlamentar të konservativëve (CDU/CSU) në Bundestag.

I pyetur nëse kontrata që pritet ndërmjet Serbisë e Kosovës duhet të bëhet sipas modelit marrëveshje gjermano-gjermane nga viti 1972, Schockenhoff ka thënë se bëhet fjalë për dy dy situata të ndryshme.

“Nuk bëhet fjalë për marrëveshjen që ka qenë në mes të dy Gjermanive, as për problemin qipriot. Situatat nuk mund të krahasohen. Unë nuk po flas për njohje, por për marrëveshje të Serbisë e Kosovës me të cilën rregullohet bashkëpunimi ndërfqinjësor.

Ai njëkohësisht ka theksuar assesi nuk pret që kjo marrëveshje të bëhet pra fillimit të negociatave”.

“Megjithatë, ajo që presim është që deri te fillimi i negociatave të ekzistojë deklarata me shkrim, pra marrëveshja, por vetëm deklarata me shkrim se deri në fund të bisedimeve për anëtarësim të dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshjen”, ka thënë Schockenhoff.

“Kjo nuk është gjë e re, këtë në këtë mënyrë e kemi formuluar edhe në bisedime me ish- kryetarin zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq”, ka shtuar ai.

Në pyetjen nëse konsideron se kjo marrëveshje është e pranueshme dhe e pa kontestueshme për Qeverinë e Kosovës, Schockenhoff ka thënë se po kështu dhe po me këtë qartësi  i është sqaruar Prishtinës”.

Lini një koment