Salihaj: Kurrë s’kemi biseduar për koalicionin PDK-AAK
Kryesuesi i Departamentit të Arsimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Jonuz Salihaj ka hedhur një varg kritikash në adresë të Qeverisë dhe MASHT-it, për shkak të vonesave në fillimin e vitit të ri shkollorë nëpër disa Shkolla.
Ndërkohë, Salihaj, premtimin e kryeministrit Thaçi për ngritje 50 për qind të pagave për arsimtar, e ka cilësuar si fushat elektorale të vetë kryeministrit. Ndërsa, zërat për koalicionin e ardhshëm PDK-AAK, i ka quajtur spekulime mediatike.
Salihaj, gjatë një konferencë për media të martën, ka vënë në pah disa probleme në sistemin arsimor, të cilat, sipas AAK-së, po e shoqërojnë procesin arsimor në vend. Ai ka pohuar, se abetarja unike që ka filluar të përdoret këtë vit është kapital politik i kryeministrit Thaçi. Ai ka shtuar se e metë e madhe është se Abetarja nuk mund të përdoren në Serbi dhe Maqedoni, ku 35 për qind të nxënësve janë shqiptar. Salihaj për këtë fajtor ka lënë Qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Sfidë këtë vit kanë qenë edhe objektet shkollore të pa kompletuara edhe nga punëkryesit edhe nga punëdhënësit që në këtë rast ka qene MASHT-i. Ju e dini që peripeci më të mëdha kanë pasur filloristët e sidomos nxënësit që ulen në bankat e para në vitin e parë që me gëzim e presin vitin shkollor e shumë prej tyre nuk kanë mundur të përjetojnë atë gëzim”, ka thënë Salihaj.
AAK, ka shprehur shqetësim edhe për politizimin e sistemit arsimor në Kosovë, kjo, sipas tij, dëshmohet edhe në deklarimet e fundit të kryeministrit, për ngritje të pagave për 50 për qind për arsimtarët. Kjo, sipas Salihajt, tregon qartë për fillimin e një fushat elektorale të kryeministrit Thaçi.
“Nuk është lehtë sot të flitet dhe të behet fushat sikurse është bërë deri më tani, Po i rrisim rrogat 50 për qind, sepse ka filluar fushata elektorale e zotit Thaçi. Fushata elektorale dihet se fillon me dreka e darka, mandej me premtime për paga. Ju e dini se pagat këtë vit nuk mund të rriten, për arsyeje se buxheti është i aprovuar. Unë nuk jam që arsimi të përdoret për fushat, që po përdoret për fat të keq”, ka thënë ai.
I pyetur nga mediat, rreth çështjes më të përfolur kohëve të fundit, për mundësin e koalicionit PDK-AAK, Salihaj ka pohuar, se kjo më shumë ka të bëjë me një spekulim mediatik, ngase, siç ka thënë ai, asnjëherë në AAK, nuk është biseduar për një gjë të tillë.
“Unë besoj se kjo punë shumë shpejt do të kryhet do të merrini përgjigjen, por të gjitha këto janë në nivel të spekulimeve, njofton express.
Ne asnjëherë nuk kemi vendosur ne rend dite çështjen e koalicionit me PDK-në. Ju e dini kemi pas ofertë me parë, ofertë shumë të mirë me hy ne koalicion. Nuk kemi bisedua në organe të partisë në asnjë moment për koalicion. Të gjitha këto janë spekulime”, ka thënë Salihaj. Në takimin e mbrëmshëm të kryesisë së PDK-së, zyrtar të kësaj partie, kanë pohuar se gjatë atij takimit është biseduar edhe për çështjen dhe mundësin e koalicionit me AAK-në. /standardi.info