Rasmussen & Nishani: S’ka ndarje të Kosovës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani janë pajtuar sot në Burksel se ndarja e Kosovës nuk vije në shprehje, si dhe integrimet euroatlantike të Ballkanit Perëndimor janë rruga më efikase dhe vendosjes së paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
“Opsioni i ndarjes së Kosovës nuk ekziston dhe nuk do të ndodh”, ka thënë Nishani në konferencën e përbashkët për media.
Si anëtare e NATO-s, Shqipëria ka interesa të veçantë në Kosovë, ku forcat e Aleancës ruajnë paqen dhe stabilitetin, ka theksuar Nishani, duke shfaqur shpresën së Kosova një ditë do të jetë anëtare e barabartë e NATO-s.