Kalo te lënda

PRITET DIMËR EKSTREM I FTOHTË

Ekspertët e klimës paralajmërojnë se shkrirja e akullit në Arktik me shpejtësi rekord, tashmë ka arritur në nivelin më të ulët për tridhjetë vitet e fundit.

Ekspertët po ashtu parashikojnë se kjo shkrirje për një kohë rekord e akullit në Arktik, mund të ketë pasoja serioze në kushtet klimatike të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas tyre, e gjithë kjo mund të rezultojë me dimër shumë të ftohtë në vitet e ardhshme. Reduktimi i sipërfaqes së akullit në Arktik pritet të ndikojë në erërat që arrijnë në Evropë.

Moti i ftohtë që është vërejtur gjatë dy viteve të fundit në Evropë dhe SHBA është një fakt konkret për të. Ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2080, shtresat e akullit në Arktik të shkrihen deri në pikën e fundit.

“Ndryshimi është shumë më i madh se sa e kemi paramenduar para 10 ose 20 viteve”, deklaroi drejtori i institutit polarë të Norvegjisë, Kim Holmen.

Kolegu i tij Edmond Hansen beson se akulli i shkrirë këtë vit në Arktik është më i madhi i 1.500 viteve të fundit.

Lini një koment