Kalo te lënda

Osmani: Dino Asanaj nuk donte të takohej me Pacollin

Deputeti dhe ish-anëtari i Bordit të AKP-së, Naser Osmani, thekson për “Kosova Sot” se i ndjeri, Dino Asanaj, nuk ishte i interesuar asnjëherë të bisedonte me Pacollin për rastin e “Grandit”. Ai mohon akuzat për kërkim të mitos dhe pranon se bisedat me Pacollin i ka bërë sipas mandatit që kishte për të gjetur një zgjidhje për “Grandin”

Naser Osmani , deputet i LDK-së, ish-nënkryetar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në një bisedë për “Kosova Sot”, mohon ta ketë tejkaluar mandatin e tij. “Ajo që më brengos është se Remzi Ejupi e përmend emrin tim. Është e vërtetë që ai në krejt këtë histori është i parëndësishëm, për arsye se ai i ka pretenduar që ka 20 % të aksioneve në “Grand”, të cilat i ka pasur të falura nga Behgjet Pacolli dhe të cilat asnjëherë nuk u janë njohur prej AKP-së”,tha Osmani. “Në cilësinë e kompetencave të mia, kam biseduar me të gjitha palët e interesuara, duke e zbatuar rigorozisht çdo veprim me proceduara ligjore. Kjo ka qenë veprimtaria, e cila konsiderohet si detyra ime kryesore që më është ngarkuar”, thotë Osmani.

Lini një koment