Në Nju Jork i madh e i vogël, edhe burri i presidentes
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do t’i filloj punimet nesër në Nju Jork, kurse delegacioni i Kosovës edhe kësaj herë do të jetë i pranishëm në formacion të plotë.
Edhe pse nuk do të ketë të drejt pjesëmarrje direkte në debate, delegacioni i Kosovës do të sallën e Asamblesë së Përgjithshme.
Mirëpo, delegacioni i Kosovës i përbërë nga krerët më të lartë të shtetit, udhëtimin në Nju Jork më shumë e ka marrë si shëtitje, pasi që pjesë e tij do të jenë një numër rekord zyrtarësh kosovarë.
Në listën e pjesëmarrëse të Kosovës në AP të OKB-së, të siguruar nga portali ORAinfo.com, do të jetë edhe bashkëshorti i presidentes Atifete Jahjaga, Astrit Kuçi.
Sjellim listën e plotë të delegacionit të Kosovës, ku tashmë një pjesë ka udhëtuar drejt Nju Jorkut.
Delegacioni nga Presidenca
1. Znj. Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës
2. Z. Astrit Kuçi, Bashkëshort i Presidentes
3. Z. Ramush Tahiri, Këshilltar i Lartë Politik
4. Z. Arber Vllahiu, Këshilltar Politik për Media/Zëdhënës
5. Znj. Zana Berisha, Asistente Personale
6. Z. Florent Rrahmani, Fotograf
7. Sigurimi i Presidentes.
Delegacioni nga Kryeministria
1. SH.T.Z. Hashim Thaçi
2. Z. BEKIM Çollaku
3. Z. Abelard Tahiri
4. z. Edi Sejdiu
5. z. Astrit Ibrahimi
6. z. Xhavit Ferizi
Delegacion i zv/kryeministrit Pacolli
1. SH.T.Z. Behxhet Pacolli
2. Z. Jetlir Zyberaj
3. Z. Gezim…(sigurim)
Delegacioni i ministrit Hoxhaj
1. Sh.T. Z. Enver Hoxhaj
2. Znj. Heroina Telaku
3. Lulzim Pllana
4. Akan Ismaili
5. Bekim Sejdiu
6. Imer Berisha
7. Valeza Oruqi
8. Fatmir Zajmi
Këtu përfshihen edhe delegacionet e ministrave
Vlora Çitaku me 4 veta
Mimoza Kusari – Lila me 4 veta
Ibrahim Makolli me 2 veta
Besim Beqaj me staf
Blerand Stavileci me staf
Sipas burimeve të ORAinfo.com, është bërë konfirmimi i pjesëmarrjes së presidentes Jahjaga në pritjen e presidentit Obama dhe në “Clintone Global Initiative”. (ORAinfo)
