Kalo te lënda

Ministri Çeku në konferencën për marrëdhëniet SHBA-Evropë

Garmish, 18 shtator – Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare, Alumni-ve të shquar, organizuar nga Qendra George C.Marshal, në Garmisch të Gjermanisë, me temën:”E ardhmja e marrëdhënieve SHBA- Evropë”.

Sipas një njoftimi të FSK, në këtë konferencë po marrin pjesë ministra dhe ambasadorë nga shumë vende të botës, ku do të diskutohet mbi mundësitë për t’u njohur më mirë lidhur me marrëdhëniet në mes të SHBA-ve dhe Evropës.

Ministri Agim Çeku do të qëndroj në këtë Konferencë, deri më 19 shtator.

Lini një koment