Mafia e Arkanit vrau familjen britanike në Alpe?
Edhe pse hetuesit francez nuk kanë publikuar detaje të reja rreth vrasjes brutale të familjes britanike në Alpet franceze, kolumnisti Crispin Black ka përshkruar për The Week në detaje armët më të cilat u vra familja, një armë gjysmëautomatike shkorpion – që i takon mafias serbe.
“Kjo armë përshkruan kriminalitetit nacional ballkanik që nganjëherë identifikohet si mafia serbe, që pikërisht mbledh në vetë të gjitha kombet në ish Jugosllavi”, shkruan Black.
Ai thekson se këta shkorpion së pari i kanë dizajnuar çekët në vitin 1960, por janë prodhuar edhe në Jugosllavi.
“Versionin jugosllav gjithmonë keni mund ta njihni në mbajtësin e thjeshtë të dorës. Janë shpërndarë në disa pjesë të ushtrisë jugosllave, sidomos në njësitë speciale, kurse janë shndërruar në armë të dashura për pastrimin etnik të serbëve, përfshirë edhe Arkanin”.
Duke sqaruar me tej karakteristikat e armës, Black shkruan se shumica e shkorpionëve ka sigurisë anash e cila rregullon tri lloj të shtënash: të zakonshme, të shtëna speciale, më pas rafale të shkurtra dhe plotësisht automatik.
Policia franceze ka thënë se ka gjetur 25 gëzhoja në vendin e vrasjes, të gjitha nga ai shkorpion, me çka mund të konkludohet se vrasësit të paktën një herë janë detyruar të mbushin armën. (ORAinfo)