Kalo te lënda

Kosova lejon importin e vodkës ‘vrasëse’ nga Çekia!

Pijet e prodhuara në Çeki që përmbajnë më shumë se 20 përqind alkool, është ndaluar të shitet në këtë vend dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian, por jo edhe në Kosovë. Së fundi vendimin për të ndal importin e pijeve alkoolike nga Çekia, e kanë marrë Sllovakia dhe Rumania.

Ky vendim ka ardhur pas një vale helmimesh në këtë vend, që kanë sjellë dhjetua të vdekur.

Dyshohet se helmimet kishin ardhur nga vodka dhe rumi i përgatitur me metanol industrial dhe i shitur me çmim të ulët.

Ndërkohë, institucionet vendore nuk mohojnë faktin se Kosova importon pije alkoolike nga Çekia.

Ilirijana Zymberaj, Kryeinspektore në Inspektoratin Sanitar ka pohuar për Portalin ORAinfo.com, se do të fillojnë një aksion rreth këtyre pijeve. “Do të ndërmarrim një aksion për të shikuar prejardhjen e këtyre pijeve dhe kualitetin e tyre. Në rast se vërejmë ndonjë gjë të dyshimtë, atëherë edhe ne do të marrim vendim për ndalimin e importit të këtyre pijeve dhe shitjen brenda vendit”.

Lini një koment