I bën bashkë Obama?
Javën e ardhshme diplomatët perëndimorë presin të arrijnë lëvizje konkrete në ngritjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin e lartë politik. Ndërsa më 24 shtator në darkën që do të shtrojë presidenti amerikan Barack Obama për krerët e shteteve, pritet një shtrëngim duarsh ndërmjet presidentes Atifete Jahjaga dhe presidentit serb Tomislav Nikolic.
Burime të “Kohës Ditore” kanë thënë se pritjet e mëdha për takimet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së janë zbehur, për shkak të diskutimeve në Bruksel dhe mosgatishmërisë së palëve, por që nga e hëna e ardhshme shpresohet se megjithatë do të lëvizë diçka në çështjen e dialogut.
Ndërkombëtarët po bëjnë përpjekje që gjatë darkës që presidenti I SHBA-së, Barack Obama, pritet të shtrojë për krerët e shteteve më 24 shtator. Të ketë një shtrëngim duarsh mes Jahjagës dhe presidentit serb Nikolic. Konsultimet për dialogun politik, përfaqësuesja e BE-së, Catherin Ashton. Do t’i bëjë me Nikolicin dhe me kryeministrin Hashim Thaçi, nëse jo në një takim të përbashkët, atëherë veç e veç.
Sipas një zyrtari që deshi të mbetej anonim, ndonëse simbolik, shtrëngimi i duarve do të shënonte edhe përshëndetjen e parë publike të dy liderëve të të dyja vendeve që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Më herët një shtrëngim duarsh ka pasur kryeministri Hashim Thaçi me Boris Tadicin, por takimi ka ndodhur vetëm pasi që lideri i demokratëve të Serbisë ka përfunduar mandatin e tij prej presidenti në Serbi.