Kalo te lënda

Gjeneral Kastrati i raporton komandantes supreme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot, Komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me të cilin biseduan për aktivitetet e zhvilluara gjatë këtij muaji në FSK-së.

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati gjatë takimit të sotëm e informoi gjerësisht presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për aktivitet e përgjithshme që po i realizon Forca e Sigurisë së Kosovës e sidomos; Operacionet e deminimit, Intervenimet e EOD-së, Kërkim-shpëtimit, të MKABK-së, etj, ndërsa theks të veçantë, gjeneral Kastrati i kushtoi ushtrimit të FSK-së jashtë Kosovës, siç ishte, zbarkimi i FSK-së në Poligonin Ushtarak në Krivollak të Maqedonisë, pastaj Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë, Ndërtimi i Kapaciteteve të SAR-it dhe EOD-it, etj.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati e njoftoi presidenten edhe për realizimin e shumë projekteve në Kosovë, pastaj, për vizitat zyrtare në Washington, IOWA, Shqipëri, etj. Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, në fund e informoi presidenten Jahjaga, për Konferencën, “Karta e Adriatikut” e cila do të mbahet në muajin tetor, në Tiranë, përgatitjet për Ditën e FSK-së dhe pjesëmarrjen e FSK-së, në shënimin jubilar të 100 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Presidentja Jahjaga ka vlerësuar lart arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha drejtimet dhe njëherit ritheksoi gjithë mbështetjen e saj, për FSK-në, në përmbushjen e të gjitha objektivave të përgjithshme.
Ky ishte një takim i rregullt, që Komandanti i FSK-së, i raporton Presidentes së Republikës së Kosovës, e cila është edhe Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lini një koment