Kalo te lënda

Dje në Durrës u kap mbi 1 ton kanabis

Policia kufitare e Durrësit jep versionin zyrtar, për lëndën narkotike të sekuestruar mbrëmë në portin e Durrësit, duke thënë se sasia e drogës së gjetur ishte mbi një ton.

Droga e llojit kanabis sativa, sipas policisë ishte e fshehur në një kamion të imbarkuar në traget.

Sasia totale e drogës së gjetur atje ishte 1 ton e 24 kg kanabis, ndërkohë që dje u deklarua se u sekuestruan 600 kg kanabis.

Policia pas hetimeve saktëson se, droga kishte si destinacion shtetin fqinj, Italinë. Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit u bë i ditur vetëm sot, ai është shtetasi Besnik Çelshima, transmeton BalkanWeb.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar prejardhjen e drogës apo persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Lini një koment