Berisha: Akuza Topit dhe Spahiut për vrasjen e Konomit dhe lirimin e Xhakjas
Në replikë me kreun e grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi, kryeministri Berisha hodhi akuza të ashpra kundër ish-presidentit Bamir Topi dhe ish-nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu të cilët ai i implikoi në vrasjen e gjyqtarit Konomi dhe lirimin e Ilir Xhakjes që akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut pak ditë më parë.
“Ka qenë një nga ngjarjet më të dhimbshme atentati ndaj zotit Konomi, i akuzuari kryesor ishte Topi juaj në rrjetë. Nuk kam asnjë fakt, por Topi juaj u përfol si një nga njerëzit që kishte dashtë të grabiste tokat në atë zonë me lejtnantët e vet dhe e pat shumë të vështirë kur shkoi në familje.”
Sipas Berishës, siq transmeton mapo, gjykatësi i Durrësit që la të lirë Ilir Xhakjan (njeriu që vrau kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj), ishte thirrur në KLD për ta liruar duke aluduar se lirmi ishte kerkuar nga Kreshnik Spahiu kryetar i Aleances Kuq e Zi. Berisha i tha këto në replikë për deklaratën e kreut të grupit të PS, Gramoz Ruçi, që duke iu referuar propozimeve të PS për gjyqësorin, theksoi se drejtësia nuk ka dhënë asnjë përgjigje për krimet e bujshme në vend.
“Por politika e nuk jep se do të mbajë të kapur sistemin e drejtësisë të varur. Duruam shumë, asnjë përgjgije që kur u vra deputeti Xhindi, kryekomunari, gjyqtari Skerdilajd Konomi. Sot e kësaj dite asnjë përgjigje dhe ja ku erdhëm. 158 të vrarë vetëm në 3 muaj bëjnë apel, kush e ka radhën, fëmijët?”, tha Ruçi.
Ruci gjithashtu akuzoi mazhorancën për lidhje me Ilir Xhakjan, autorin e vrasjes pak ditë më parë në Shijak, të Komisarit të Policisë. “Ilir Xhakja, që deri dje e përdorje për të mbushur shportën elektorale, sot mundohesh t`ia faturosh opozitës. Më kot mundohesh. Ai guxoi ngriti dorë në mes të ditës ndaj uniformës së shtetit sepse ju e mbrojtët”, tha Ruçi. /Indeksonline/