Kalo te lënda

Arrestohet në Tunisi shqiptari që grabiste bankomatet

Policia tuniziane ka arrestuar shtetasin malazez me kombësi shqiptare Anton Gjonaj, pas shumë grabitjeve të bankomateve të bankave në Tunisi. Gjonaj nga Podgorica kishte mbërritur në shtetin e trazuar nga protestat e pranverës arabe me disa grabitës të specializuar francez dhe në synim kishin të gjitha aparatet e bankave “bankomat”.
Ata ishin të specializuar që përmes “skimming” (kopjimit të kartelës përmes minikamerës si dhe kopjimit të kodit përmes tastaturës falso) e cila vepronte në tërë kontinentin.

Gjonaj kishte filluar me këtë system nga Mali i Zi, pastaj në Kroaci ku njifej edhe si specialist për montimin e këtij systemi nëpër bankomate. Se rrjeti i tij zgjerohet dhe vepron edhe në kontinente tjera, kjo gjë ishte e pabesueshme.

Ditën e djeshme është informuar ministria e punëve të jashtme malazeze se Anton Gjonaj është arrestuar nga policia dhe se në veturën e tij janë gjetur kartela të falsifikuara, aso blanko si dhe kompjuteri me softwerin dhe hardwerin e duhur për kopjimin e menjëhershëm të kartelave. Dëmet materiale te shkaktuara në Tunizi arrijnë në 200.000 Euro. Gjykata ka urdheruar paraburgimin e menjehershem. (Antonio Martini/

Lini një koment