Kalo te lënda

Arrestohen grabitësit e kazinove

Policia rajonale e Prishtinës ka arrestuar mbrëmë dy persona  për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të grabitjes se armatosur.

Rasti është raportuar me datën 5 të këtij muaji,  në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë, saktësisht në një kazino, ku dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armëve, kanë  grabitur para të gatshme, rreth 1500 euro.

“Duke e marrë si shqetësues denoncimin e bërë, strukturat profesionale të policisë për trajtimin e rasteve të tilla, kanë filluar menjëherë hetimet dhe kanë arritur që  t’i identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar: R. Berisha, mashkull, 19-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L. Kaquri, mashkull, 26 vjeç, po ashtu shtetas i Republikës së Kosovës”, thotë rreshter Agron Borovci, zëdhënës rajonal i Policisë në Prishtinë.

Sipas tij, të dyshuarit janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë para se rasti t’i kaloj gjykatës.

Lini një koment