Kalo te lënda

Agim Çeku në vend të Azem Sylës

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, prej sot do të udhëheqë Komisionin Qeveritar për seleksionimin e veteranëve të UÇK-së, duke zëvendësuar kështu Azem Sylen, i cili dha dorëheqje nga ky post.

Çeku, i cili ishte komandat i përgjithshëm i UÇK-së dhe TMK-së, vjen në krye të këtij komision pasi mori votat e të gjithë komandantëve të zonave të UÇK-së gjatë një takimin që ata kanë pasur me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi.

Lajmin për KTV-në e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli. Komisioni që do ta udhëheqë Çeku është themeluar në fillim të këtij viti, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Vlerat e Luftës dhe ka për qellim të kualifikojë dhe të nxjerrë numrin e saktë të veteranëve të UÇK-së.

Lini një koment