Kalo te lënda

8 Ushqime per te qene ne forme

Hipertension, këmbë te renda, dhimbje stomaku, dhimbje dhembesh…Zbuloni 8 ushqimet magjike qe do iu bëjnë te ndiheni mire gjate vjeshtës.

Karafili kundër dhimbjes se dhëmbëve

Duke qene se përmban 60-90% eugenol, një substance anti-inflamatore, antibakteriale dhe kundër dhimbjeve, karafili është kamioni i produkteve për te qetësuar dhimbjet e dhëmbit. vendoseni tek vendi qe iu dhemb dhe do e shihni efektin.

Boronica e kuqe kundër infeksioneve urinare

Ky frut është i domosdoshëm për te luftuar infeksionet urinare. Proanthocyanidinet, flavonoidet dhe një lloj acidi parandalojnë bakteret te zënë vend tek rrugët urinare. Me pas këto baktere eliminohen dhe nuk shkaktojnë infeksion.

Mjalti kundër djegieve

Mjalti është ushqimi qe bën mrekulli për te qetësuar lëkurën e djegur dhe shëron plagën për tre deri katër dite.  Pasi te keni futur vendin e djegur ne ujë te ftohte për 5 minuta, përhapni mjaltin dhe lëreni te veproje.

Buka e zeze kundër kapsllëkut

Sekreti? pasuria me fibra. Duke pasur 2-8gr për çdo 100gr, buka e zeze është një alet i çmuar për te luftuar kapsllëkun. Qe te rregulloni problemin qe mund te keni duhet te konsumoni 15-25gr buke ne dite.

Boronicat për te qetësuar këmbët e renda

Polifenoli dhe përbërësit bimore qe përmban boronica përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut neper vena. Gjethet nga ana tjetër janë anti-inflamatore dhe pastruese. Hidhni 5 gram gjethe te thata ne 1 litër ujë për te përgatitur 2-3 tasa ne dite. Do iu bëjnë mire.

Qepa kundër hipertensionit

Kercetina, pigmenti qe përmban qepa, ul prodhimin e angiotensines, nje molekule qe rrit presionin ne gjak. Mire është ta konsumoni ashtu siç është qe te përfitoni me shume.

Limoni për dhimbjen e fytit

Limoni përmban acid citrik, vitamine C (50mg për 100gr), përbërës këta anti-inflamatore dhe antiseptike. Mahisja e grykës, skuqja e laringut, etj përmirësohen nëse ju konsumoni limon.

Bajamet kundër dhimbjes se stomakut

I pasur me yndyre, bajamja  krijon një membrane qe mbron muret e stomakut. Ajo ul edhe prodhimin e pepsines, enzime kjo me shume acid. Qe stomaku juaj mos ketë probleme hani 8-10 bajame ne dite, jo me shume sepse janë shume kalorike.

Lini një koment