Kalo te lënda

5 euro mito policëve

Një qytetari nga Kosova i ka dalë shumë punë me Policinë e Kosovës.

Ai derisa ishte duke e kaluar piken kufitare te Dheu i Bardhë në Gjilan, u kishte ofruar 5 euro mito  zyrtarëve të policisë kufitare në këmbim të kalimit të lehtë të kufirit.

I dyshuari menjëherë është arrestuar dhe i njëjtit është dërguar për intervistë.

Për rastin është informuar edhe prokurori publik, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Ndaj tij është hapur rasti për dhënie të ryshfetit-mitos./Indeksonline/

Lini një koment