Kalo te lënda

Zmbrapset BSPK: E pavendosur për protestën e 20 shtatorit

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), nuk është i vendosur nëse do të protestojë më 20 shtator, pavarësitë se Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme nuk debatoi në lidhje me procesin e privatizimit në vend.

Më kërkesë të PDK-së është hequr nga rëndi i ditës debati rreth privatizimit në Kosovë.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, ka pohuar për Portalin ORAinfo.com se nuk kanë marrë ndonjë qëndrim të prerë nëse do të protestojnë apo jo. “Organet drejtuese të sindikatës vendosin, ende nuk janë thirr këto organe. Tani jemi duke diskutuar me nënkryetarët për të vendosur se kur do t’i thërrasim këto organe që të marrim ndonjë vendim”, ka pohuar Arifi.

Ndryshe, BSPK vetëm një ditë më herët u kishte bërë thirrje partive politike që ta mbështesin mocionin e ngritur nga ta për ndërprerjen e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike  PTK-së, KEK-ut dhe likuidimin Trepçës. Në rast të kundërt, BSPK kishte kërcënuar se do të protestojmë fuqishëm me datën 20 shtator për ta parandaluar nënshkrimin e kontratës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe koncersiumit Limak-Çalik për shitjen e Rrjetit të Distribucionit të KEK- ut.

Sindikalistët e Kosovës kanë bërë gati 61 mijë nënshkrime të qytetarëve për të kundërshtuar shitjen e ndërmarrjeve publike.

Lini një koment