‘Zbutet’ Thaçi
Shefi i qeverisë kosovare Hashim Thaçi, brenda kësaj jave po planifikon t’i ftojë liderët e partive politike për të gjetur një zgjidhje rreth reformës kushtetuese dhe zgjedhore.
Burime të gazetës “Zëri” brenda Partisë Demokratike të Kosovës konfirmojnë se ideja për një takim të tillë mes kryeministrit Thaçi dhe udhëheqësve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, ka kohë që ekziston, porse ajo pritet të finalizohet gjatë kësaj jave.
“Ka pasur debat brenda partisë që kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, fillimisht t’i ftojë liderët e partive politike për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e situatës së krijuar rreth reformës kushtetuese dhe zgjedhore, mirëpo ka dominuar shumica, e cila ka vendosur që ftesa të bëhet nga kryeministri Thaçi, si nënshkrues i marrëveshjes politike me Isa Mustafën dhe Behgjet Pacollin, për zgjedhjen e presidentes Atifete Jahjaga” ka tnënë burimi.
Se kryeministri Thaçi e ka në plan që t’i thërras udhëheqësit e forcave, këtë e ka konfirmuar edhe bashkëpartiaku i tij, Halit Krasniqi, nënkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore.