Kalo te lënda

VV:Refuzimi i dialogut me Serbinë nuk e izolon Kosovën

Pa i shpërbërë strukturat paralele në veri, Qeveria nuk duhet të shkojë në negociata politike me Serbinë. Kështu kanë thënë zyrtarë të lëvizjes “Vetëvendosje” në një konferencë të organizuar nga kjo lëvizje me shoqëritë civile. Ndërsa të pranishmit nga shoqëria civile kanë theksuar se nuk janë kundër bisedimeve me Serbinë, mirëpo, sipas tyre Kosova duhet të faktorizohet më shumë në raport me Serbinë. Është kërkuar të përgatitet një platformë për bisedime dhe të bëhet një debat brenda shoqërisë kosovare, në mënyrë që të shihet se cilat janë interesat e qytetarëve që duhet të mbrohen në këto bisedime. Të gjithë të pranishmit ishin të mendimit se në dialogun me Serbinë assesi nuk duhet të bisedohet për çështje të brendshme të vendit.

Lini një koment