Kalo te lënda

Vetëvendosje kërkon hetim parlamentar për RTK-në

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në kohën e deklarimeve jashtë rëndit të ditës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama, ka kërkuar hetim parlamentar rreth menaxhimit të buxhetit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Duke folur rreth raportit të auditimit të RTK-së, ajo ka thënë se qarkullojnë zëra se janë bërë këqperdorime nga ana e RTK me paratë e taksapaguesve, andaj ajo ka kërkuar hetim parlamentar në lidhje më këto dyshime.

Lini një koment