Kalo te lënda

Samiu mbahet ne burg

Gjykata e Qarkut ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Sami Hamitit për lirimin e tij nga paraburgimi, me po të njëjtin arsyetimin se lirimi i tij është i rrezikshëm. Sipas avokatit të Hamitit, Tomë Gashit, arsyet e refuzimit pos, që nuk janë ligjore, janë edhe qesharake dhe kryekëput politike.

Madje, sipas tij, kolegji i gjykatësve të qarkut as që e ka shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes, por vetëm ka përshkruar ato që i ka thënë prokurori kur ka kërkuar burgosjen e Hamitit.
Gashi ka shkuar edhe më larg, duke thënë se EULEX-i pos, që po praktikon standarde të dyfishta, këtë po ua imponon edhe gjykatësve vendës, të cilët nuk kanë guxim të punojnë në bazë të ligjit, por vetëm deshifrojnë kërkesat e prokurorëve të EULEX-it.
Sami Hamiti, bashkë me dy biznesmenët, Agim Ademi dhe Muharrem Rama, janë arrestuar nën dyshimin për korrupsion, zhvatje dhe vepra të tjera që ndërlidhen me korrupsionin. Ndaj të treve tashmë është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./standardi.info

Lini një koment