Kalo te lënda

“Rend dhe ligj s’ka në veri”

Drejtoresha e Zyrës Administrative Adriana Hoxhiq, ka dënuar aksidentin e fundit në veri, djegien e një veture të një punëtori të kësaj zyre.

“Në veri të Mitrovicës nuk ka rend dhe ligj, prandaj apeloj te qeveria e Kosovës dhe te mekanizmat e sigurisë, EULEX-i, Policia e Kosovës, të dalin me një plan nëpërmjet të cilit qyteti do të jetë në vëzhgim tërë kohën dhe të krijohet një ambient i qetë për të jetuar dhe vepruar në këtë pjesë të vendit”, ka thënë Hoxhiq për “Epoka e Re”.

Sipas saj, gjetja dhe zbatimi i një plani të përshtatshëm do të mundësonte jetë më të mirë për të gjithë banorët e Mitrovicës.

Lini një koment