Mustafa: Nuk është rendi i koalicionit me AAK-në
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket të jenë afër një bashkëpunimi në qeverisje të vendit.
Mirëpo, i vetmi zyrtar i lartë i PDK-së, që vazhdon ta kundërshtojë këtë koalicion, është nënkryetari i saj, Rrustem Mustafa, i cili ka thënë se nuk është rendi i këtij koalicioni.
“Nuk është rendi të bëhet ashtu, sepse nuk jemi autokraci, por ne demokraci . Kjo temë nuk është biseduar asnjëherë në organet e partisë”, ka thënë Mustafa për “Lajm”.
Ndërsa me parë Mustafa kishte deklaruar se edhe LDK-ja duhet të jetë pjesë e një koalicioni me PDK-në, qëndrim këtë që ende e mbanë.
“Vazhdoj të mbajë pozicionin tim, por qëndrimin tim do ta them në takim me drejtuesit e organeve të partisë . Njëherë nuk dua ta zbuloj atë qëndrim për media” ka thënë Mustafa.