Kalo te lënda

Mospajtime nga Jakupi e Fatmiri

Ndërsa sa i përket aferave të fundit me rastin e Hotelit Grand dhe përfshirjës së zëvendëskryeministrit të parë Behgjet Pacollit, kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës në mbledhjen e saj nuk folur fare.

Hajredin Kuçi nënkryetar i PDK-së ka thënë para gazetarëve se PDK ka folur vetëm për gjëra të mëdha.

….

Indeksonline mëson se gjatë mbledhjes së kryesisë së PDK-së, ka pasur mospajtime nga Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj.

Po ashtu sipas burimeve brenda takimit, PDK në këtë mbledhje ka folur edhe për dialogun dhe koalicionin e ardhshëm./Indeksonline/

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nëpërmjet telefonit i ka deklaruar Indeksonline se mbledhja është thirrur me qëllimin e vetëm, si të forcohet Partia Demokratike e Kosovës.

Ai tha se kjo mbledhje është rutinë dhe nuk ka asgjë të veçantë.

Në orët pasdites është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratikë të Kosovës. Në ndërtesën e PDK-së janë parë duke hyrë pothuajse të gjithë krerët dhe anëtarët e kryesisë.

Në takim është parë duke hyrë edhe ish kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli.

Para pak çastesh nga mbledhja ka dalë Azem Syla. Ai nuk pranoi të flas rreth zhvillimeve që po ndodhin në mbledhje.

Kohët e fundit mediat kanë raportuar shpesh rreth një koalicioni të mundshëm PDK-AAK. /Indeksonline/

Lini një koment