Kalo te lënda

Më 27 nëntor përurohet autostrada Vërmicë-Gjurgjicë

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka deklaruar sot se punimet në segmentin e pestë të autostradës Vërmicë-Gjurgjicë, po shkojnë sipas dinamikës dhe sipas planit të paraparë.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje për koston e autostradës, ai ka shtuar se segmenti Morinë-Gjurgjicë, do të përurohet më 27 nëntor.

Ministri Mujota, këto komente i bëri në kuadër të pyetjeve të deputetëve, përcjell “Orainfo”.

 

Lini një koment