Kalo te lënda

Mblidhet Kryesia e PDK-së

Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhet sot pas një kohë të gjatë. Takimi do të mbahet në ora 17:00, kanë konfirmuar burime të portalit ORAinfo.com.

Sipas këtyre burimeve, temë e mbledhjes se kryesisë do të jetë procesi zgjedhor brenda kësaj partie, si dhe mundësia e zgjerimit të koalicionit aktual qeverisës.

“Kryesia do të vendos që ta mbledh Këshillin Drejtues të partisë dhe të diskutoj për përgatitjen e procesi zgjedhor brenda PDK-së. Besojmë që mbledhja e Këshillit do të mbahet të mërkurën”, ka thënë një burim brenda PDK-së.

Një tjetër zyrtar i lartë i kësaj partie, i cili ka preferuar të mbetet abononim, ka theksuar se kryesia sot do të bisedoj edhe për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës.

“Po pritet të ketë një raportim te shefit sa i përket mundësisë që AAK-ja të jetë pjesë e ekzekutivit. Po ashtu pritet që të ketë debat edhe për presidenten dhe marrëveshjen për të”, ka thënë tutje ky zyrtar.

PDK-ja nuk ka mbajtur Kuvend të rregullt Zgjedhor përafërsisht e pesë vjet, kurse ky i radhës pritet të definoj shumë çështje rreth funksionimit përbrenda. Sipas deklarimeve të mëhershme të krerëve të partisë më të madhe, në Kuvend pritet të prezantohen prurjet e reja, e që sipas tyre, do të jenë kualitative dhe kuantitative.

Lini një koment