Kalo te lënda

Lushtakët e shfrytëzojnë mjerimin në Drenas

Lushtakët e Skenderajt përfitojnë para për punët qe nuk i kryen por marrin edhe mito tjera qe dëmtojnë buxhetin e komunës së Drenasit.Përballë ndërtesës së Komunës në Drenas, 30 familje jetojnë në gjendje të mjerueshme, në një banese kolektive, e cila nuk ka as kushtet elementare për banim. Shkallët janë të lëvizshme, por edhe mund të shemben çdo moment, kabllot e pambuluara që janë të shpërndara gjithandej, ujërat e zeza që kanë mbushur bodrumet e që rrezikojnë banorët me sëmundje, e deri tek uji që pikon nga kulmi janë rreziqet me të cilat këto familje jetojnë çdo ditë. Kompania “Kalaja” e familjes së Lushtakëve kishte marrë 100 mijë euro nga komuna për të rregulluar këto probleme, por është mjaftuar vetëm me fasadim të jashtëm.Kur këto familje  u vendosën, objekti banesor ishte i papërfunduar. Shumëçka ishte në fillimin e ndërtimit të tij, kulmi nuk i kishte të vendosura ullukët, kanalizimi krejt i parregulluar, shkallët e vendosura pa mbrojtje, pa ndriçim, pa dritare në korridoret e kateve, me kabllot elektrike nëpër tokë  dhe e pafasaduar brenda as jashtë. Ndërtesa ka pothuajse të njëjtën gjendje edhe tash megjithëse nga komuna kishte dhënë 100 mijë euro” për rregullimin e ndërtesës.Në gusht të vitit 2010, komuna e Drenasit e kishte shpërblyer kompaninë “Kalaja”, në pronësi të Fejzullah e Berat Lushtakut me tender për fasadimin e këtij blloku. Gjithashtu, kontrata e parë dhe kontrata e dytë janë publike në KRPP.“Kalaja” nuk i ka kryer punët vetë, por ka angazhuar një nënkontraktor,(Vëllezërit Asllani) për t’i kryer punët, përkatësisht vetëm fasadimin e jashtëm të objektit. Për për pjesët tjera që janë paraparë në kontratë nuk i ka kryer punët vetë, e as nuk ka angazhuar ndonjë nënkontraktor. Ato nuk i kanë kryer fare.Pas “përfundimit” të fazës së parë të punëve, fasadimin e jashtëm të ndërtesës, komuna e Drenasit ia pranon punën kësaj kompanie dhe e shpërblen atë edhe me punë shtesë, duke ia dhënë edhe dy aneks kontrataPas “përfundimit” të fazës së parë të punëve, fasadimin e jashtëm të ndërtesës, komuna e Drenasit ia pranon punën kësaj kompanie dhe e shpërblen atë edhe me punë shtesë, duke ia dhënë edhe dy aneks kontrata për pastrimin e podrumit, në të cilin derdhen ujërat e zeza, vendosjen e ullukëve, rregullimin e shkallëve që përbëjnë rrezik permanent për këta banorë, dhe vendosjen e kulmit. Por asnjëra nga këto punë nuk është kryer.

Kontrata me kompaninë e Lushtakëve shpërfaq qartësisht se puna e vetme që është kryer në këtë objekt është fasadimi i jashtëm, si pjesa më e dukshme e punës. Por brenda, punëtorët e kompanisë thuajse nuk kanë hyrë fare.Preportr ka siguruar dokumentet që tregojnë se një komision i mbikëqyrjes i përbërë nga Flora Krasniqi dhe Shqipe Kuliqi  nga drejtoria e urbanizmit kishte vlerësuar  në të dy kontratat se janë kryer 90 për qind të punëve , duke i hapur rrugë edhe ekzekutimit të pagesës për kompaninë “Kalaja”.I njëjti komision vlerësoi se kësaj kompanie i duhet dhënë edhe disa punë shtesë dhe për këtë mori një vendim.  Këto punë shtesë  u vlerësuan  me rreth mbi 6 mijë euro dhe një pjesë tjetër rreth 20 mijë euro, duke i bërë edhe një aneks kontratë .  Por komuna nuk u ndalë më kaq, pasi që i bëri edhe një aneks kontratë të re me vlerë rreth 2 mijë euro. Kësisoj, kompanisë “Kalaja” të Lushtakëve të Skenderajt iu paguan rreth 100 mijë euro për punët të cilat nuk i përfundoi kurrë, duke lënë banorët e këtij blloku në gjendje të mjerueshme dhe në rrezik të vazhdueshëm..Kur bie shi banorët e katit të 5-të dhe të 6-të përballën me depërtimin e ujit në dhomat e tyre. Për këtë çështje banorët kanë bërë edhe një ankesë ku iu janë drejtuar EULEX-it, por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.E ata që ishin paguar të kryejnë punët, duket se kanë përgjegjësi të tjera në vend se t’u përgjigjen gazetarëve në lidhje me dështimin e këtij projekti. Pronari i “Kalasë”, Fejzullah Lushtaku thotë se ka shumë punë në veriun e Kosovës dhe se i urren telefonat.“Nuk jam këtu (në veri). Nuk do të jem edhe dy javë. Do të jem në veriun e Mitrovicës se kam punë në dorëzimin e një objekti që e kam pas me e ndërtu atje” thotë Lushtaku. Ndërkaq, nuk pranon të  përgjigjet në telefon. “Jo,unë i urrej, i urrej shumë telefonat” e përmbyll komunikimin e vet Lushtaku me Preportr.A do të japin përgjegjësi pranuesit e punëve?Kurse, drejtori i urbanizmit në komunën e Drenasit ku bëhet edhe pranimi ose jo i projektit, Ajet Demiri nuk ka mundur të përgjigjet për arsye private. Por, kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku, ka dhënë një përgjigje lidhur me këtë.  Edhe pse objektin në fjalë dhe komunën i ndanë vetëm një rrugë, ai  ai thotë se nuk ka qenë i informuar se ky projekt është pranuar pa u kryer punët.Unë si kryetar ju garantoj se nëse zyrtarët komunal e kanë pranuar punën pa u kryer, do të japin përgjegjësi dhe do të largohen nga puna. Nexhat Demaku, Kryetar i Drenasit . “Duhet shikuar arsyet pse projekti është pranuar në këtë gjendje. Nëse vërtetohen parregullsi, ne si komunë do t’i marrim të gjitha masat konform përgjegjësive që kemi. Unë si kryetar ju garantoj se nëse zyrtarët komunal e kanë pranuar punën pa u kryer, do të japin përgjegjësi dhe do të largohen nga puna”, thotë Demaku. E mbetur pa kulm, uji depërton nëpër dhomat e banorëve kur ka reshe shiu e bore, ndërda korridoret e brendshme bëhen si lumë.Përgjegjësia: Komentet të cilat përmbajnë gjuhë fyese, diskriminuese apo të cilat nxisin urrejtje ndaj individëve ose grupeve specifike apo që shpijnë në veprime kriminale, ndalohen rreptësisht. Preportr mbanë të drejtën e (mos) publikimit të këtyre komenteve. Komentet e publikuara këtu, në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet dhe qëndrimet e Preportr, të redaksisë apo të gazetarëve të saj./standardi.

Lini një koment