Limaj: Jo më prurje me ‘jarani’ në PDK
Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka thënë se PDK ka nevojë për reformë të thellë të brendshme. “Nëse PDK nuk hyn në një reformë të thellë, atëherë është e destinuar të destinojë, e unë nuk dua që të shoh të dështoj. Jo më prurje me jarani, mendoi që kjo praktik duhet të ndërpritet në PDK”.
Ai ka thënë se përgjatë dy viteve të fundit kjo parti pothuajse nuk ka mbajtur asnjë mbledhje të kryesisë, deri te kjo e sotit.
“Kur mungon një kohë të gjatë kominikimi, atëherë ka shumë tema të grumbulluar, sot ka qenë një bashkëbisedim për t’i ndryshuar çështjet në të mirë. Është diskutuar që PDK të bëjë debatin. Për këtu dy vite ka pas takime të rralla, të mos them hiq. Aktivitetet janë zhvillu pa u marr vendimet në kryesi”, ka pohuar Limaj në emisionin Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se mungesa e takimeve në parti, ka rezultuar që PDK mos të ketë qëndrime të harmonizuara.
“PDK është në udhëkryq, të gjitha partitë që nuk kanë komunikim, nuk kanë mbledhje, atëherë dalin qëndrime të ndryshme, çakordime”.
Limaj ka folur edhe për koalicionin PDK-AKR, që sipas tij, për këtë kloaicion duhet të bëhet një analizë rreth funksionimit të kalizcionit.
“Koalicionin duhet bërë një analizë e thellë. Unë në fillim kam qenë kundër këtij koalicioni. Ka qenë gabim strategjik koalicionin PDK-AKR, nuk e dij a ja kam qëlluar, por kjo do të dihet pas analizave që do të bëhen”, është shprehu Limaj.
Limaj po ashtu ka vlerësuar se Kosova ka bërë gabime në të kalurën në dialogun me Serbinë. Ai ka thënë që Qeveria nuk duhet të hyjë në dialog me Serbinë pa i vënë kushte kësaj të fundit.
“Qeveria duhet ti bëjë kërkesë BE-së dhe amerikës që Serbia ti heq të gjitha strukturat e saj nga veriu, pasi që në atë pjesë nuk ka struktura paralele, ngase vetëm strukturat serbe janë në funksion” është shprehur Limaj.