Kalo te lënda

Kryeministri Thaçi premton rritje pagash 50 për qind për mësuesit

Skenderaj, 17 shtator – Për 4-5 minuta sa foli, para të pranishmëve në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të shkollë fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, dha 4 premtime të mëdha. Mësimdhënësve ju premtoi rritje pagash, për të paktën 50 për qind, Skenderajt i premtoi objekt të ngjashëm modern të gjimnazit, Drenicës zhvillim, kurse Kosovës demokraci e autostrada të reja.

“Nga këtu në Skenderaj, e kam një mesazh për të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës….se do të këtë rritje tjetër të pagave, gjatë këtij mandati, se paku për 50 për qind”, ka premtuar kryeministri Thaçi, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Skenderaj.

Lini një koment