FTESË
Me rastin e 14-vjetorit të rënies heroike të Fehmi Lladrovcit – Komandant Shkabës dhe bashkëshortes së tij Xhevë Lladrovci, Këshilli Organizativ i përbërë nga ish luftëtarë të UÇK-së dhe nga veprimtarë të çështjes kombëtare, për të nderuar këto figura madhore të kombit dhe të Atdheut, organizon tubim përkujtimor dhe ju fton vëllazërisht, që edhe Ju të jeni pjesë e këtij manifestimi. Tubimi mbahet të shtunën më 22.09.2012, duke filluar në ora 19:00, në këtë adresë:
Restaurant Schlossgut, Gemeindesaal, Schlossstrasse 8, 3110 Münsingen-Bern
Me shumë respekt, Këshilli Organizativ
