Kalo te lënda

Ekonomia shqiptare, Berisha: Jemi një Norvegji e vogël në Ballkan

Kryeministri Sali Berisha gjatë një takim me investitorët e huaj e ka quajtur modelin ekonomik të vendit si suksesshëm, i cili ka arritur t`i bëjë ballë krizës globale.

Berisha tha se modeli ekonomik i Shqipërisë, i bazuar në liritë ekonomike ka bërë të mundur edhe rritjen ekonomike të vendit.

“Ka qenë ky model ekonomik që ka bërë që Shqipëria ti rezistoj krizës më të ashpër që Europa ka njohur këto vitet e fundit. Kaq qenë ku model ekonomik i bazuar në liritë ekonomike që ka bërë të mundur që Shqipëria të ketë rritje ekonomike 4 herë më të madhe sesa mesatarja e rajonit. Ka qenë ky model që ka bërë të mundur që Shqipëria në 2009-2011 të dyfishojë eksportet. Ka qenë ky model që Shqipëria të rrisë në periudhën 2007-2011 me 316 për qind investimet e huaja”, shtoi Berisha.

Ndërsa ka ftuar investitorët e huaj të investojnë në sektorin energjitik në Shqipëri, kryeministri Berisha theksoi se ky sektor mbetet që nga prioritetet kryesore të qeverisë.

“Ne jemi një Norvegji e vogël në Ballkan. Ne kemi firmosur 120 kontrata për ndërtimin e 320 HEC-ve. Ne do të inaugurojmë veprën më të bukur energjitike, HEC-in e Ashtës, një kryevepër të mbrojtjes të mjedisit.  Energjia është prioriteti më madhor dhe unë ju garantoj që investitorët kanë vlerësim më të madh nga qeveria ime”, shtoi Berisha.  /E.L/

Lini një koment