Kalo te lënda

Zvicra bllokon Ballkanin, nuk heq regjimin e vizave

Këshilli Federal për Migracion i Zvicrës ka vendosur që të mos e zbusë regjimin e vizave ndaj shtetasve të vendeve jashtë BE-së dhe EFTA-s. Bëhet fjalë për 33 shtete që bëjnë pjesë në atë kategori. Këshilli ka marrë këtë vendim duke u mbështetur në trajtimin e bërë në parlament.

Kështu, liberalizimi i planifikuar, në dritën e debatit mbi migracionin, nuk do të gjente mbështetjen e duhur të gjerë, thuhet në një komunikatën e Zyrës Federale për Migracion (BFM). Por çështja do të rishqyrtohet edhe njëherë vitin e ardhshëm, në kuadër të përpunimit të procedurave komplete të vizave.

Aktualisht, qytetarët e 33 shteteve të përmendura kanë të drejtë që në një hark kohor prej gjashtë muajsh të qëndrojnë në Zvicër pa viza për një periudhë prej më së shumti 90 ditësh, me kusht që të mos kërkojnë punë këtu.

Ndër vendet që i godet kjo shtyrje vendimi janë Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Serbia. Sipas zëdhënëses së BFM-së, këto janë vendet te shtetasit e të cilave ekziston rrezik më i madh i paraqitjes për kërkim azili.

Zbutja e paraparë konsistonte në lejimin e qëndrimit pa viza të shtetasve në fjalë edhe në rast se ata do të punonin në Zvicër. Por, puna në Zvicër megjithatë do të nënkuptonte detyrimin për leje pune dhe paraqitje.

Lini një koment