Xhaka shënon golin e parë në Bundesligë
Moenchengladbach, 16 shtator – Mesfushori kosovar Granit Xhaka ka shënuar golin e tij të parë në Bundesligë. Mirëpo goli i Xhakës nuk i ka mundësuar Borussia Moenchengladbachut që të evitoj humbjen në përballje me Nuernbergun. Moenchengladbachu pësoi para adhuruesve të vet nga Nuernbergu me rezultatin 3:2, të shtunën në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit gjerman. Xhaka 19-vjeçar ishte ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës së tij. Ai nisi aksionin nga i cili u shënua goli i parë i Gladbachut me anë të Luuk de Jongut (45′ ), ndërsa shënoi golin e barazimit (2:2) në minutën e 53-të. Xhaka luajti tërë ndeshjen. (Koha)