Vetëm EULEX mund të hetojë krimet e luftës në Kosovë
Prokuroria e shtetit thotë se nuk ka kompetenca në duar për të hetuar krimet gjatë luftës në Kosovë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Liridona Kozmaqi për KTV ka thënë se rastet për krimet e luftës së fundit në Kosovë janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale respektivisht të prokurorëve të EULEX-it.
Ismet Salihu i cili bashkëpunon me Institutin për krime lufte thotë se interesi i UNMIK-ut sikurse i EULEX-it ka qenë dhe është që të barazohen krimet .
Në anën tjetër EULEX nuk pranon një fakt të tillë dhe thotë se janë duke mbledhur fakte.
Në EULEX momentalisht janë duke u zhvilluar 82 hetime për krime të luftës nga të cilët 61 janë në fazën preliminare ndërsa 21 janë në fazën e hetimeve . Deri më tash prokurorët e EULEX-it kanë ngritur 10 aktakuza për krime lufte ndërsa gjykatësit e EULEX-it kanë konfirmuar 7 aktakuza dhe kanë shqiptuar 23 aktgjykime për krime lufte./Indeksonline/