Kalo te lënda

Shefki Ukaj ia sheh sherrin

Kryetari i porsazgjedhur i Komisionit të Pavarur të Mediave, Shefki Ukaj pritet të ballafaqohet me pasojat e CV-së së tij, në të cilin sipas komisionit ad hoc, ka fshehur postin që kishte pasur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, gjë e cila do t’ia pamundësonte zgjedhjen për anëtar e më pas edhe kryetar të KPM-së. Kryetari i komisionit ad hoc, Berat Buzhala, ashtu si edhe anëtarja tjetër e komisionit, Teuta Haxhiu, presin mbledhjen e radhës gjatë javës të këtij komisionit për të marrë një vendim lidhur me Ukajn.

Kohavisioni ka siguruar edhe kopjen e CV-së së Ukajt, i cili thotë se mos cekja e postit në Kuvend ishte e paqëllimshme. Sipas Ligjit të KPM-së, neni 12, pika 1.3 specifikon se personat që mbajnë post publik të zgjedhur dhe të emëruar, apo personat, të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy vjetëve të fundit, nuk mund të jenë anëtarë të KPM-së.

Lini një koment