Përfitimet e të ecurit në këmbë
Ecja, shpesh është quajtur si ushtrimi i përkryer. Është diçka e jashtëzakonshme, një mënyrë e thjeshtë. Duke e vënë njërën këmbë në frontin tjetër, mund të jetë sa tonike aq dhe gjallëruese. Dëshmitë mjekësore janë imponuese. Në bazë të disa rregullave të ecjes, ju mund të ndiheni i gjallë dhe i shëndetshëm, gjë që ndikon në jetëgjatësi dhe nxitje të humorit personal. Personazhi televiziv i një prej mediave britanike, Julia Bradbury, presidente e Ramblers, është fytyra moderne e të ecurit në këmbë. Pasioni i saj filloi kur ishte gjashtë-vjeçe teksa shëtiste më babanë e saj në parkun Peak District. “E dua këtë park. Me kalimin e viteve, duke ecur me babanë nëpër luginat dhe kodrat gëlqerore, zhvillova te vetja një frymë të rehatshme shpirtërore në natyrë. Sipas studimit televiziv britanik, në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm interesi për ecjen e lirë. Rreth 38 milionë njerëz rrëfejnë se ecin për kënaqësi të paktën një herë në muaj. Nga këto, 62 për qind bëjnë më shumë se dy milje në ditë. Freskoni mendjen tuaj
Ka diçka në lidhje me rregullat dhe ritmin e të ecurit të cilat çlirojnë mendjen dhe ndezin idetë krijuese. Ndaj nuk është aspak befasuese që shumë shkrimtarë e kanë përdorur të ecurin në këmbë për të nxitur krijimtarinë. “Ecni dhe do të jeni të lumtur, ecni dhe do të jeni të shëndetshëm”, ka thënë Charles Dickens. Një këmbësor fenomenal, që shkroi në ditarin e tij, gjatë 20-miljeve, dhe doli me shumë tema dhe sinopsuse për romanet e tij. Nëse jeni duke ëndërruar për bestsellerin tuaj, apo parapërfytyroni një sfidë në punë ose në shtëpi, duke ecur, ju mund t’i jepni vetes kohë për të reflektuar. “Jam përpjekur të ecë nga zyra për në shtëpi, një herë apo dy herë në javë”, thotë Katie, 26-vjeçe. “Kjo më ndihmon të shpëtoj kompjuterin tim dhe e-mail-et, dhe më jep hapësirë për të menduar rreth projekteve të reja”. Për fëmijët, fjala “le të shkojmë për një shëtitje”, mund të shkaktojë një rënkim apo protestë, por me pak imagjinatë mund të kthehet në një gjyq me mënyrën se si na trajtojnë. “Fëmijët kanë nevojë për rrugë, për të eksploruar … shtigjet poshtë kopshtit, rrugën për në shkollë, korridore përmes qarqeve apo lulishteve me bar të gjatë”, shkruan një shkrimtar i kohëve të fundit, pas udhëtimit, Bruce Chatuin. Nëse keni mundësi, krijoni mënyra dhe planifikoni rrugët që shkaktojnë kuriozitet te fëmijët dhe ndjenjën e zbulimit. Sara, 38-vjeçe, përdor një qasje të tregimit me mbesat e saj, Becky, shtatë-vjeçe dhe Amelia, pesë. “Unë kam shpikur një rrugë të shkurtër rreth pyjeve Eshdaun për të përjetësuar në ecje përrallëzat e Uini Pooh me miqtë. Vajzat u kënaqën tej mase”. Përkrahni trupin tuaj
“Ecja është ilaçi më i mirë i njeriut”, ka thënë Hipokrati, mjek i Greqisë së Lashtë, edhe pse ai ndoshta referohej më shumë nga instinktet se sa nga hulumtimet mjekësore. Këto ditë, ka mjaft prova shkencore që tregojnë se ecja e rregullt ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të tensionit të lartë, uljen e nivelit të kolesterolit, kuron sëmundjet e zemrës, goditjen nga dy lloje diabeti dhe disa lloje kanceresh. Mjekët rekomandojnë të paktën 30 minuta ecje të shpejtë apo çdolloj tjetër aktiviteti fizik pesë herë në javë. “Gjallë” do të thotë që ju duhet të merrni frymë pak më shpejt se normalja, të ndiheni ngrohtë dhe zemra juaj të rrahë pak më shpejt, por që ju të jeni ende në gjendje për të kryer një bisedë.
Përgatiti: L.Veizi