Kalo te lënda

Nuk ngopen para -zyrtarë me nga katër paga!

Përfitimet nga pozitat si të atyre të kryeshefave ekzekutiv dhe personelit kyq të ndërmarrjeve publike të Ujësjellësit, del të jenë të barabarta me ato të bosëve politikanë.

Paraja po i prish te gjithë. Deklarimi i pasurisë në Agjencinë e Korrupsionit nxjerr në pah që kryeshefi ekzekutiv në Kompaninë e Ujësjellësit “Prishtina”, Xhelosh Vataj, i mbanë dy poste, kryeshef i kësaj kompanie dhe anëtarë i bordit në NPH-në, Ibër Lepenci”, që i bie se ka përfitime në pagë më të lartë më shumë se kryeshefi.
Në deklarimin e tij në AKK ka shënuar se në kompaninë e Ujësjellësit “Prishtina” paguhet 10.060.00 euro, ndërsa paga e tij vjetore si anëtarë i bordit në “Ibër Lepenc”, është 15.727.00 euro në vit, si dhe për fitim tjetër në angazhimet e tjera në projekte ka deklaruar se ka përfitime 3 mijë euro.
Te deklarimi i pasurisë ka thënë se ka banesë në vlerë të 40 mijë eurove, ndërsa si pasuri të përbashkët ka deklaruar tokën në vlerë të 200 mijë euro dhe shtëpi me truall në vlerë prej 20 mijë euro dhe po ashtu edhe veturë në vlerë prej 5 mijë e 500 euro.
E në anën tjetër, siç shkruan gazeta Kosova Sot, këtu ka edhe konflikt të interesit. E këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, duke thënë se nëse ka pozitë të kryeshefit ekzekutiv, Vatajt, nuk i lejohet të jetë i angazhuar si anëtarë bordi diku tjetër.
E me paga nuk është keq edhe financieri i kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina”, Selatin Ratkoceri, i cili ka deklaruar se merr katër paga në muaj.Paga e tij sipas deklarimeve, në ujësjellësin “Prishtina”, është 12 mijë euro, ndërsa në “Standard Benz” si këshilltarë ka deklaruar se paguhet 6 mijë euro, nga Strassen+Tiefbau” 2 mijë e 400 euro, po ashtu ka deklaruar se merr pagë nga “Mega Melisa” 2 mijë e 400 euro dhe në anën tjetër merr pagë edhe nga honorarët me shumë prej 2 mijë e 400 eurove në “IEE Iliria”./standardi.info

Lini një koment