Kalo te lënda

Nuk ka çështje më të rëndësishme se largimi i Qeverisë Thaçi

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi për bllokimin e marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit. Sipas saj, nuk  ka çështje më të rëndësishme nacionale sesa largimi i qeverisë që drejtohet nga Thaçi, shkruan Koha Ditore.

Këto vlerësime, Osmani i ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me përfaqësues të LDK-së në Gjakovë.

“Ne mendojmë dhe jemi të sigurt se këtë lëmsh e ka krijuar kryeministri Thaçi, sepse i përshtatet që në postin e presidentit të ketë një njeri që nuk i thotë jo kurrë, përkundër vendimeve në dëm të Kosovës që ai i merr, përkundër asaj që një president është udhëheqës i politikës së jashtme e që duhet t’i thotë jo, sidomos kur flitet për veriun, për integritetin territorial, për heqjen në mënyrë antikushtetuese të ambasadorëve, vetëm pse nuk janë militantë të PDK-së, e shumë vendime të tjera të dëmshme”, ka thënë, ndër të tjera, Osmani.

Lini një koment