Kalo te lënda

Nënshkruan kontratë me ‘Next Model Management’

Rita Ora është gati për t’iu përgjigjur thirrjes së modës së lartë. Duke ndjekur gjurmët e yjeve muzikore si : Lana Del Rey, Azealia Banks dhe së fundi edhe Solange Knowles, Rita nën kujdesin e Jay-Z ka nënshkruar një kontratë me Next Model Management. Artistja e Roc Nation pranon se ajo ka nje obsesion serioz ndaj rrobave. “Unë besoj në të qënit një artiste 360 gradësh, kështu që unë i marrë rrobat e mia po aq seriozisht sa muzikën time. Flokët e mia,buzëkuqi im i kuq, rrobat e mia gjithçka. Nëse unë do të kisha qenë në një ishull në shkretëtirë unë me vete do të kam buzëkuqin tim të kuq, kaçurrelat dhe iPod-in. Pamja ime është e tëra e imja dhe aty nuk ka rregulla, zonja! Unë vetëm dua të vishem si unë dua dhe çfarëdo që më bën të ndihem rehat.”-deklaron Rita për një revistë britaneze.

Lini një koment