Kalo te lënda

Monica nuk a ka lënë anash aferën Lewinski-Clinton

Monica Lewinsky, femra që u bë e njohur në vitin 1998 pas skandalit që shpërtheu në Shtëpinë e Bardhë për lidhjen e saj me ish-presidentin Bill Klinton, ka vendosur të rrëfejë gjithçka nga prapaskenat e asaj ngjarjeje përmes një libri, njofton Shqip

Lewinsky është duke kërkuar bashkëpunimin e një botuesi të rëndësishëm për të rrëfyer sekretet e lidhjes së fshehtë me Bill Klinton, që e vendosi presidentin amerikan në qendër të një skandali të madh dhe në shënjestrën e pamëshirshme të mediave të kohës. “Çdo botues do të ishte i interesuar të dëgjonte dhe botonte ato që ka për të thënë Lewinsky”, ka thënë një burim.

Lewinsky ka dhënë intervista në të shkuarën lidhur me skandalin që përfshiu Shtëpinë e Bardhë,14 vjet më parë, por pas vitit 2005 është zhdukur nga skena, duke lënë në hije shumë të pathëna.

Lini një koment