Kalo te lënda

Majko: Disa njerëz sikur bëjnë korrupsion me leje

“Mendoj se ne na mungojnë shembujt e qartë të goditjes së korrupsionit dhe duam apo s’duam, kemi krijuar përshtypjen se disa njerëz sikur bëjnë korrupsion me leje”, kështu është shprehur ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, në pjesën e dytë të intervistës botuar në gazetën Koha Ditore.

Majko ka thënë se një pjesë e njerëzve, pse të fshehim, edhe në Shqipëri e edhe në Kosovë i shikojnë politikanët si biznesmenë, si njerëz që merren me politikë për të bërë ca lekë dhe për ti vënë me një anë, dhe për të bërë privatizim, për të krijuar një kompani etj, etj.

“E ç’është kjo? Ku po shkojmë ne kështu? Shumë shpejtë, këta që po ndajnë pronën do të kërkojnë rregulla por harrojnë se duke vazhduar kështu do të kenë krijuar një shkollë të ndarjes dhe rindarjes, ata do ikin, e do vijnë ca të tjerë”, thotë Pandeli Majko

Lini një koment